Transmetuar më 25-11-2018, 14:24

Tre persona, janë vënë në prangat e policisë të dyshuar për vjedhjen e një makine.

Ata janë A.L., 24 vjeç. S.H., 27 vjeç, të dy banues në Çorovodë dhe L.H., 22 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.S., 22 vjeç, banues në Çorovodë.

Mjeti i vjedhur u gjet gjatë kësaj të shtune në një pikë skrapi në lagjen “Uznovë’’ dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jenë përfshirë.

Ndërkohë për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për

veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al