Transmetuar më 25-11-2018, 11:27

Fibromat, të njohura ndryshe si nishane të varur, janë rritje jo-kanceroze të cilat rriten në sipërfaqen e lëkurës dhe kanë të njëjtën ngjyrë me të ose edhe më çelët.

Estetikisht janë të ngjashme me nishane dhe mund të variojnë me përmasa nga 1 mm deri në 1 centimetër, ku kryesisht gjenden në qafë, qepalla, sqetulla, poshtë gjinjve apo rrëzë kofshëve.

Bëhet fjalë për një problem shumë të përhapur i cili shpesh nënvlerësohet pasi nuk sjell probleme serioze.  Në rastet më të rënda fibromat e varura rrisin përmasën, infektohen apo gjakosen për një sërë arsyesh. Por periudha më e mirë për heqjen e tyre është gjatë dimrit, duke qenë se klima është e ftohtë dhe djersitet më pak.

Teknikat më të përdorura janë kirurgjia lazer, radio kirurgjia por edhe mënyra natyrale.

Ndërsa për zgjidhjet mjekësore këshillat i jep mjeku, për ato natyrale ka disa gjëra që duhet tu dini.

Për heqjen e tyre ju vjen në ndihmë uthulla e mollës, e cila nëpërmjet një pambuku duhet aplikuar në zonën e interesuar. Mjafton që ta aplikoni 2-3 herë në ditë dhe ta mbuloni me një garzë. Do ju duhet pesë ditë deri në një javë një rutinë e tillë, para se të shihni rezultatet, shkruan noa.al. Fillimisht fibroma do të ndryshojë ngjyrë duke u bërë më e errët dhe gradualisht do të bëhet më e thatë, dhe pasi të jetë tharë do të bjerë, pa lënë asnjë shenjë në lëkurë. /a.y/noa.al