Transmetuar më 25-11-2018, 10:21

Në vijim të aksionit Forca e Ligjit në Territor është goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Sarandë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, e shtunë, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, uniformat blu konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi Ergis Kalemi, në bagazh u gjet një sasi me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë totale prej 32 kilogramë.

Nga ana e policisë u arrestuan tre persona të cilët dyshohen se janë të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen.

Ata janë Suel Çapuni, 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë; Aldo Pata, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë i dënuar më parë për vjedhje dhe Ergis Kalemi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë drejtuesi i mjetit BMV X5.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua lënda narkotike, makina BMV X5, një automjet tip Mercedes Benz 5 aparatë celularë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al