Transmetuar më 24-11-2018, 17:34

Nis protesta te “Unaza e Re, e cila është në ditën e 21-të.

Banorët vazhdojnë të protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.

Protesta mbështetet edhe nga dy forcat politike opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Një fëmijë i vogël kërkon të atin i cili është në burg.

Djaloshi me emrin Vilson është nxjerrë para kamerave nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe ka dhënë këtë mesazh në adresë të kryeministrit.

‘Ai ka frikë të vijë këtu, sepse i mori votat dhe tani kërkon të na prishë shtëpitë. Ai ka futur babin tim në burg, ai kryeministri. Do doja që babi im të vinte në 28 nëntor sepse unë kam ditëlindjen’, tha Vilsoni./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd