Transmetuar më 24-11-2018, 15:11

Rreth 40 punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës janë ndjerë keq me simptoma helmimi paraditen e sotme.

Punonjëset kanë pasur shenja të marrje mendsh dhe të vjedha.

Nëpërmjet një komunikate nga policia e Durrësit ngjarja është shënuar rreth orës 13:30 në një rrobaqepësi.

Mësohet se 8 punëtore janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mjekët po vlerësojë gjendjen e tyre dhe nëse do kenë probleme të rënda do nisen me urgjencë drejt Tiranës.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner,  i cili ka lëshuar gaz, informon policia e Durrësit.

Ky është rasti i dytë i helmimit në një rrobaqepësi në Durrës.

"Më datë 24.11.2018, rreth orës 13 : 30 , në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner,  i cili ka lëshuar gaz. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes,"-shkruhet në komunikatën e policisë së Durrësit.