Transmetuar më 23-11-2018, 17:10

Millie Murphy, 21 vjeçe, iu shfaq një ulçerë torturuese në gojë gjatë muajit janar, por nuk bëri asnjë trajtim për këtë deri në prill që ajo u diagnostikua me kancer.

Duke menduar se ulçera do të zhdukej vetë, Millie, nga Doncaster, Anglia, nuk u shty për një vizitë të dytë, madje edhe pas shumë vizitave të bëra tek mjeku, deri kur masa u rrit në trefishin e madhësisë së asaj fillestare.

Kjo vazhdoi deri në një takim me dentistin e saj ku u njoh me diagnozën se kanceri ishte infektuar, dhe tani është përhapur edhe në qafën e saj.

"Jeta ime është vënë në rrezik nga kjo. Më është dashur të mësoj si të ha dhe të kem humbur shumë kile. Ajo që më shqetëson është se kjo mund të ishte parandaluar të ndodhte nëse kishte më shumë ndërgjegjësim për këtë sëmundje.

Do të kisha një ulçerë gojore në anën e majtë të gjuhës sime. Por nga momenti i shfaqjes, ajo u rrit rreth tre herë nga madhësia e saj fillesae dhe kishte filluar të kthehej në ngjyrë kafe, jeshile”, tha Millie.

Ditën para ditëlindjes së saj të 21, Millie shkoi për një takim rutinë të dhëmbëve ku iu dha lajmi se ajo kishte kancer të gojës. Deri në kohën kur ajo do operohej, kanceri ishte përhapur në 70 për qind të gjuhës së saj, në pjesën e poshtme të gojës dhe në nyjet limfatike në qafën e saj.

Millie duhej të kishte një tracheostomy (tub në qafën e saj) për të marrë frymë dhe për të ushqyer. Procedura e ka lënë atë me plagë nëpër trupin e saj./b.l/noa.al/