Transmetuar më 23-11-2018, 07:30

Ina Nuka është vajza 25-vjeçare nga Peqini dhe me banim në Tiranë, e cila në protestën e banorëve të Unazës së Re para Parlamentit, humbi gishtat e njërës dorë.

E reja tregon se si ndodhi ngjarja, duke folur për emisionin “Open”.

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.

Vajza tregon se ka mbaruar studimet e larta te Universiteti i Sporteve dhe më pas shkollën e Policisë, ku për një vit e gjysmë ka qenë pjesë e patrullave të komisariati nr.3 dhe prej gjashtë muajsh pjesë e repartit “Shqiponja”.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se policja Ina Nuka, e cila këputi dy gishtat e dorës gjatë protestës së sotme përballë parlamentit, do të dërgohet nesër në Stamboll për t’iu nënshtruar një operacioni. /a.y/noa.al