Transmetuar më 22-11-2018, 23:53

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje për "360 Gradë" në Ora Neës, kërcënoi publikisht tri firmat e ndërtimit të përfshira në projektin e ndërtimit të Unazës së Re në zonën e Astirit.

Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se "qëndrimi i opozitës është shumë i qartë, do jetë me njerëzit atje".

Ajo u shpreh më tej se fadromat duhen çuar sipas saj te kullat e Edi Ramës.

"Qëndrimi i opozitës është shumë i qartë. Do jetë me njerëzit atje. Mos të guxojë asnjë njeri të çojë fadromat nga të treja firmat. Mos të guxojnë të çojnë fadromat tek shtëpitë e njerëzve sepse njerëzit do ta kenë personale me ta.

Sepse fadromat e tyre nuk mund të shkojnë tek shtëpitë e fukaranjve, le të shkojnë tek kullat e Edi Ramës. Këtu janë 600 familje që përfshihen në këtë projekt skandaloz. Shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve për të hapur sheshe ndërtimi", u shpreh Kryemadhi./a.k/noa.al/