Transmetuar më 22-11-2018, 13:39
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga ndërhyrja e shpejtë e policisë, ku vëllai ka hyrë i armatosur në shtëpinë e vëllait të tij, duke e kërcënuar me vrasje.

Beqar Musej, 58 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan, u arrestua paraditen e sotme.

Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën e gjahut dhe ka hyrë me forcë në banesën e vëllait të tij, N.Musej, 63 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf.

Policia e Skraparit sapo mori njoftim nga ana e familjarëve, organizoi punën dhe falë reagimit të shpejtë arritën të parandalonin përshkallëzimin e konfliktit.

Noa.al mëson se konflikti mes dy vëllezërve lindi për motive pronësie, lidhur me një pjesë toke, për të cilën dy vëllezërit pretendonin pronësinë.

Por pas tentativës së dhunshme për të hyrë në banesën e vëllait, 58-vjeçari u vu në pranga i akuzuar për veprat penale, “Dhuna në familje” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd