Transmetuar më 22-11-2018, 11:50

Ndan më pak se një muaj nga dita kur këngëtarja Maya Aliçkaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Pas shumë vitesh pritje dhe disa shtatzënive të dështuara, këngëtarja vlonjate do të bëhet nënë e një djali.

Së fundmi ajo ka pozuar e gjitha e veshur me të bardha dhe me një kurorë me lule në kokë, duke mbajtur me duar barkun e rrumbullakosur.

Një pamje e ëmbël e cila reflekton lumturinë e këngëtares. Disa ditë më parë e ftuar në një emision televizive tregoi se e ka mbajtur gjatë të fshehur shtatzëninë pasi ishte supersticioze dhe kishte rrezikuar kurrë.

“am shumë e kënaqur që është djalë, ashtu siç do isha e kënaqur nëse do të ishte vajzë. S’kam patur fare preferencë për gjininë, doja që Zoti të më bekonte me një fëmijë të shëndetshëm dhe kaq. Në muajin e katërt doktori im më thotë që mund të ishte vajzë dhe unë i tregova Benit dhe ai më tha: Është herët për ta kuptuar. Aty kuptova unë që Beni donte djalë. Unë se kisha atë hall, doja vetëm të ishte i shëndetshëm”, tregoi këngëtarja. /a.y/noa.al