Transmetuar më 22-11-2018, 09:27
Foto ilustruese

Një person është vënë në prangat e policisë i akuzuar për tentativë zjarrvënie.

I arrestuari është Erald Salla, 28 vjeç, banues në fshatin Gracen, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë këtë të mërkurë, pasi në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, për motive të dobëta, ka tentuar ti vërë flakën ambienteve të një firme.

Por ai u pikas në kohë nga punëtorët e firmës duke e ndaluar.

28-vjeçari u vu në pranga i akuzuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi motivet e këtij veprimi. /a.y/noa.al