Transmetuar më 21-11-2018, 18:47

Korruptiv e ka quajtur kryedemokrati Basha projektin e qeverisë për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.

në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”, ai kërkoi shpronësim për të gjithë banorët, si një e drejtë që e parashikon ligji.

“Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë.

I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj”, tha Basha.

Ndërkohë, banorët vijojnë protestën në ditën e 18, të bindur se kanë të drejtë.

Sakaq, kreu i qeverisë ka paralajmëruar se për këtë çështje do të flasë gjerësisht në seancën parlamentare të së enjtes.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ngritur një grup pune për shpronësimet në zonë. /k.k/noa.al/

12