Transmetuar më 21-11-2018, 18:33

Presidenti i Serbisë ka thirrur në një takim ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUINTIT.

Kjo lëvizje e Aleksandër Vuçiç vjen menjëherë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për produktet e Serbisë në 100 për qind.

Vuçiç gjithashtu ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas këtyre masave.

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës vjen si kundërpërgjigje ndaj fushatës  agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se dialogu me Serbinë është i pashmangshëm, mirëpo edhe mbrojtja e vendit është e pashmangshme.

Madje, autoritetet e Kosovës bëjnë përgjegjëse Serbinë për mosanëtarësimin në INTERPOL. /k.k/noa.al/

Kosova: Rritet taksa 100% e produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja