Transmetuar më 21-11-2018, 14:30

Video që gjeni më poshtë përmban pamje të rënda, ku një prezantues televiziv, pësoi infarkt në zemër, teksa ishte në transmetim direkt, dhjetë ditë pasi kishte pasur probleme me aritminë.

Sukru Oytan, duke e ndjerë veten më mirë kishte shkuar në punë në televizionin lokal ku punonte, në provincën turke të Eskisehir.

Por teksa po komentonte ndeshjen sportive mes Eskisehirspor-Umraniyespor, ai ra mbi tavolinë për disa sekonda.

Ndërkohë bashkëprezantuesi tjetër Guven Sabaz e pa për disa çaste i hutuar.

Më tej ai kërkoi ndihmë, pasi Oytan u rrëzua në dysheme.

Pas kësaj moderatori u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet në gjendje të qëndrueshme nën kontrollin e mjekëve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd