
Të gjithë ata që punojnë në administratë apo janë nxënës në shkolla, javën tjetër do të kenë pesë ditë pushim.
Gjithçka me vendim të qeverisë, e cila e ka dhënë edhe të premten e 30 nëntorit, pushim.
Në vendimin e marrë ditën e sotme, gjatë mbledhjes së qeverisë është caktuar që të jenë pesë ditë rresht pushim, ndërsa data 30 nëntor, do të zëvendësohet një ditë tjetër.
Kështu që nga e mërkura e javës që vjen, deri të dielën e gjithë administrata është pushim në sajë të festës së Pavarësisë dhe asaj të Çlirimit.
Vendim
PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 30.11.2018, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
– Caktimin e ditës së premte, datë 30.11.2018, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
– Dita e punës, e datës 30.11.2018, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
– Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /a.y/noa.al