Transmetuar më 21-11-2018, 11:33

Është një qytet në të cilin 65 ditë të vitit janë natë. Nga ky fenomen i pazakontë preken 4 mijë banorë.

Bëhet fjalë për qytetin e Utqiagvik, në skajin verior të Alaskës.

Që nga 18 nëntori, deri në 23 janar ky qytet nuk do të ketë ditë, për shkak se mbulohet nga nata polare.

E diela që lamë pas ishte dhe dita e fundit, kur u panë 64 minuta diell, për tia lënë vendin errësirës.

Ndërkohë muzgu gjatë këtyre ditëve do të zgjasë nga tre deri në gjashtë orë në ditë.

Ky qytet konsiderohet të jetë një nga territoret më të largëta të SHBA, dhe për të shkuar aty duhet të udhëtosh dhjetëra kilometra në rrugë të ngrira dhe të rrezikshme. Kjo pasi lidhja ajrore është e pamundur për shkak të kushteve atmosferike.

Në këtë zonë temperaturat janë ekstreme dhe shkojnë deri në -30 gradë celcius. /a.y/noa.al