Transmetuar më 21-11-2018, 10:51

Foto ilustruese
Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia pranë Qafë Thanës paraditen e sotme.
Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë ndaluar një furgon, i cili dyshohet se transportonte drogë.
Paraprakisht dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion Maqedoninë.
Brenda në mjet është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e ndarë në pako.
Nuk dihen ende detajet e operacionit, teksa hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al