Transmetuar më 20-11-2018, 20:41

Thuajse e gjithë dita e sotme është shoqëruar me reshje të dendura shiu në të gjithë territorin.

Kjo situatë do të vijojë edhe gjatë natës, ku pritet një shtim i reshjeve të shiut.

Sipas Meteoalb, nëse në orët e ditës shirat më të shumtë kanë rënë në zonën veriperëndimore të vendit, gjatë natës do të shtohen në zonën jugore.

Tre do të jenë qarqet më të perkur, Gjirokastra, Saranda dhe Vlora.

Sipas IGJEUM, në këto zona mund të ketë problematika nga përrenjtë e vegjël. /k.k/noa.al/