Transmetuar më 20-11-2018, 10:11

Janë 22 persona të cilësuar me rrezikshmëri të lartë, të cilat janë të shumëkërkuar nga policia e Korçës.

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme skedat me fotografitë e tyre dhe krimet për të cilat akuzohen.

“Ja personat e kërkuar nga policia në qarkun e Korçës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në apelin e policisë.

I shumëkërkuar është Glerjon Jahjolli, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje; Robert Sulstarova i njohur ndryshe si Tomaz Berdajz, i dënuar me burgim të përjetshëm po për vrasje; Ismail Çela i dënuar me burg përjetë për vrasje; Genci Hoxha i dënuar me 25 vjet burg për vrasje; Ylson Zyfi, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje; Petrika Janku i njohur ndryshe si Peters Janko, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Gentian Sula i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Kristo Shirka i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Spartak Sageri i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Kastriot Fejzo i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Vangjo Gjika i dënuar me 21 vite burg për vrasje;

Leonidha Kamburi i dënuar me 20 vite burg për vrasje; Lorand Hasani, i dënuar me 20 vite burg për vrasje; Mihallaq Përgjika, i dënuar me 18 vite burg për vrasje.

Gjithashtu të shumëkërkuar janë edhe, Pëllumb Nulis (Osmani) i dënuar me 18 vite burg për vrasje; Kristaq Caca, i dënuar me 17 vite burg për vrasje; Ronaldo Ballshikeshi i dënuar me 16 vite burg për vjedhje me pasojë vdekjen; Sotir Kuqi i dënuar me 16 vite burg për vrasje; Zeni Isufi i dënuar me 14 vite burg për tentativë vrasje; Durim Isufi i dënuar me 14 vite burg për tentativë vrasje; Klement Zguro, i dënuar me 12 vite burg për vrasje dhe Muhamet Bedulla i dënuar me 10 vite burg për vrasje. /a.y/noa.al