Transmetuar më 20-11-2018, 09:08

Dy shqiptarë janë kapur nga agjencia doganore e Monopoli, në Bari të Italisë në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Kjo pasi gjatë kësaj të hëne, u konstatuan me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Bëhet fjalë për 114 mijë euro në total, të fshehura në valixhet e dorës të një shqiptari dhe një kosovari.

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i parave, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e tyre.

Sakaq dy shqiptarët, u ofruan që të paguajnë direkt gjobën në vlerë monetare, me synim që procedurat hetimore të mbylleshin aty për aty, gjë që u refuzua nga autoritetet italiane. /a.y/noa.al