Transmetuar më 20-11-2018, 07:30

“Fatmir Xhafaj u largua se kërkoi “të kafshonte” tre ministra”. Është kjo deklarata e bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e kësaj të hëne i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”.

Berisha thotë se, Xhafaj kërkoi “të kafshonte” Damian Gjiknurin dhe Arben Ahmetajn, pasi janë me lidhje shumë të forta me krimin.

“Ishte dhe Klosi, ishin disa. Dosja 339 mbeti, nuk shkoi aty ku duhej. Këta ishin ushtarë, gjeneral ishte Gjushi, Damian Gjiknuri, Ardian Çela, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj. Ajo është dosje e tmerrshme dhe këta janë gjeneralë. Ata u asgjësuan, ku janë prokurorët që përgatitën atë dosje? Janë operacione fasadë. Mos harro se filloi lirimi i të arrestuarve, u liruan deputetët. Çuko zbatonte çdo urdhër të Avdylajve dhe bandave me radhë. Në këtë aspekt, ajo u bë më shumë fasadë. “Ky ju arrestoi vërtetë, por unë e qërrova”, ky ishte mesazhi me largimin e Xhafajt. Narko policia nuk mund ta luftojë krimin”, u shpreh Berisha.

Ai tha se problemi kryesor janë lidhjet e Ramës me krimin.

Duke kujtuar një bisedë me një ambasador shumë të rëndësishëm, i cili i tha se do arrestohej Vangjush Dako, Berisha kujton ti ketë thënë: “Ambasador, keni dëgjuar ndonjëherë të arrestohet gjysma e një njeriu?”

Sipas tij, “Gjushi është gjysma e Ramës, gjysma tjetër është Ahmetaj. Gjushi është i lidhur me 1 mijë fije me emërime të diktuara nga bandat”. /a.y/noa.al