





Identifikohet 15-vjeçari shqiptar që humbi jetën në një aksident tragjik në Greqi.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai është Enriko Buzani, që humbi jetën në aksidentin e regjistrua në qytetin Kyparissia.
Adoleshenti kishte marrë fshehurazi makinën e të atit dhe bashkë me dy shokë të tij kishin dalë për xhiro.
Për fat të keq, të tre mbetën viktimë e kësaj ngjarjeje.
Në makinë së bashku me shqiptarin ndodheshin dy shokët e tij, Niko Trialona 15 vjeç, me origjinë greke, dhe Kristo Mertai, me origjinë bullgare.
Tre adoleshentët ishin lojtarë të klubit të futbollit “Kyparissia”, dhe konsideroheshin si talente.
Ata u përplasën me një furgon në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, pranë Terpsitheas, jashtë Kiparisias. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
