Transmetuar më 18-11-2018, 12:48

Të gjithë duan të kenë dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrezëllitëse, por përveç shpeshtisë dhe mënyrës se si i lajmë dhëmbët, me rëndësi është edhe mënyra se si kujdesemi për furçën.

Kjo e fundit, duhet thënë, është mjeti më i rëndësishëm për higjienën e gojës, ndaj edhe duhet pasur shumë kujdes me të.

Më poshtë janë të listuara disa gabime që shumë prej nesh bëjnë me furçën e dhëmbëve.

Së pari, vendosja e furçës në vende të gabuara.

Furça e dhëmbëve duhet të qendrojë në një vend të hapur, por jo në vende me lagështirë dhe jo aty ku mund të ketë kontakt me bakteret.

Mos harroni asnjëherë që furça të jetë e mbrojtur nga një kapak, por më parë duhet ta lini të thahet dhe pastaj ta vendosni aty.

Së dyti, nuk e ndërroni furçën për një kohë të gjatë.

Specialistët e shëndetit oral rekomandojnë ndërrimin e furçës një herë në 3-4 muaj, por edhe në rastet kur keni kaluar një gjendje gripale apo një virus tjetër.

Nëse fijet e saj kanë filluar të dëmtohen, zëvendësimi mund të bëhet edhe më shpesh.

Së treti zgjidhni furçën e duhur.

Shoqata Britanike për Shëndetin e Dhëmbëve rekomandon përdorimin e furçave të buta, me fije të qëndrueshme, të cilat mund të shkojnë në çdo pjesë të gojës duke iu ndihmuar në pastrimin e pjesës së brendshme të dhëmbëve.

Nëse nuk e përdor siç duhet furçën, dhëmbët do të krijojnë shtresa dhe do të dëmtohen nga mbledhja e kaviteteve në shtresën e brendshme.

Por kujdes duhet të tregosh edhe me bishtin mbështetës, i cili ndonjëherë është mjaft delikat. Disa stomatologë rekomandojnë përdorimin e furçës elektronike për shkak të rezultateve të shkëlqyera në pastrimin e dhëmbëve.

Me rëndësi është po ashtu edhe shpërlarja me ujë ujë para përdorimit. Por kjo është një zgjidhje për të cilët stomatologët ndahen në mendime.

Pasi veç atyre që e rekomandojnë ka edhe nga ata të cilët nuk e quajnë me rëndësi një gjë të tillë. /k.k/noa.al/