Transmetuar më 18-11-2018, 11:00

Moti i paqëndrueshëm vijon në vendin tonë duke bërë që vranësirat të jenë dominante deri në orët e mesditës ku pritet shtim i tyre duke gjeneruar shira në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore verilindore – juglindore.

Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshim të ndjeshëm duke ruajtur vlera konstante ku ekstremumet ditore luhaten nga -4 deri 19 °C.

Era do fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në Jug me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë./b.l/noa.al/