Transmetuar më 17-11-2018, 14:23

Aciditeti i stomakut është një problem i cili prek shumë persona, duke shkaktuar edhe helmësirë në fyt. Por si t’ia bëni që të qetësoheni në kushte shtëpie.

Vaji që gjendet te bajamet, shërben për të mbrojtur muret e stomakut. Kështu që ngrënia e pesë bajameve në ditë, sidomos para ushqimit, parandalon aciditetin e stomakut dhe lehtëson mukozën gastrike.

I pasur me vitamina dhe kripëra minerale, lëngu i limonit është një zgjidhje ideale kundër aciditetit të stomakut, shkruan noa.al.

Në sajë të vetive baktericide dhe antivirale dezinfekton mukozën e stomakut, duke zhdukur elementët e dëmshëm dhe për pasojë zhduk djegiet e stomakut.

Gjithashtu lëngu i limonit rregullon pehashin e lëngjeve gastrike dhe për më tepër është edhe një zgjidhje ideale kundër anemisë. /a.y/noa.al