Transmetuar më 16-11-2018, 20:35
Foto ilustruese

Policia italiane e Padovas në Itali ka arrestuar dy shqiptarë që u kapën me 4 kilogram kokainë dhe heroinë.

Ata janë Ismet Bure 36 vjeç dhe Selion Kepi 28 vjeç, që rezultuan me precedentë të mëparshëm penalë.

Mediat italiane i përshkruajnë si trafikantë të nivelit të mesëm, që blinin dhe shisnin sasi të konsiderueshme drogash të forta në zonat mes Padovës dhe Venecias.

Të dy raportohet se jetonin në komunën Mira, në Venecia, ndërsa në Itali qëndronin në mënyrë klandestine.

Hetimet që çuan në arrestimin e dy shqiptarëve janë koordinuar nga Prokuroria e Padovas.

Gjatë ndalimit, raportohet atyre iu gjetën me vete 1.7 kg kokainë e cilësisë së lartë, të ndara në paketime prej 500 dhe 100 gram.

Në një zonë pyjore, agjentët zbuluan edhe 2 kg heroinë të tjera, të ndara në dy paketime, pjesërisht të varrosura, që dyshohet se u përkisnin dy shqiptarëve. /k.k/noa.al/