Transmetuar më 16-11-2018, 20:13

Një shqiptar është dënuar në Angli me 17 vite e 6 muaj burg pasi pak kohë më parë u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Bashkë me të u la në burg edhe ortaku i tij.

Shqiptari është 24-vjeçari Ervis Zylfi i cili pranoi akuzat e ngritura nga prokuroria.

Dy të dënuarit u arrestuan në flagrancë në zonën Enfield në veri të Londrës më 3 korrik 2018 teksa po ndodhte shkëmbimi i kokainës.

Gjatë kontrollit të makinës, policia britanike gjeti 38 kilogram kokainë dhe disa telefona celularë. Sipas policisë britanike, sasia e kokainës së sekuestruar nëse shitej në rrugë kapte vlerën prej 3 milion stërlinash.

Gjithashtu policia i sekuestroi shqiptarit Ervis Zylfi edhe 35 mijë stërlina cash. /k.k/noa.al/