Transmetuar më 16-11-2018, 18:14

Recetat e maskave të fytyrës janë të pafundme. Por një përbërës shumë popullor, i gjithanshëm dhe i mirë për lëkurën është domatja. Nëse do ta hidratosh, ta pastrosh apo ta bësh fytyrën të shkëlqejë, thjesht eksperimento me këtë perime.

Përbërësit që ju nevojiten për realizimin e kësaj recete janë: 1 domate e vogël, 2 lugë kos

Përgatitja:

Vendosini të dy përbërësit në mikser dhe lërini derisa të realizohet një masë kompakte dhe e homogjenizuar, e gatshme për t’u aplikuar.

Si ta përdorni këtë maskë

Trajtimi duhet të aplikohet 1 herë në javë në pjesën ku keni rrudha në fytyrë dhe qafë. Me ndihmën e gishtave realizoni lëvizje rrethore të buta dhe lëreni të veprojë për 10-15 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm të ngrohtë./b.l/noa.al/