Transmetuar më 16-11-2018, 13:10

Dardha është një frut që gjendet në pjesën më të madhe të vitit. Mjafton edhe një kokërr në ditë për të marrë vitaminat, kripërat minerale, fibrat, magnezin, potasin dhe vitaminën C, për të cilat organizmi ynë ka nevojë.

Ky frut i mrekullueshëm duke qenë i pasur me fibra, ndihmon në rregullimin e aparatit tretës, duke pastruar nga mbetjet, toksinat dhe lëngjet e tepërta, si dhe ndihmon për të humbur peshë pa pasur uri.

Dardha mund të konsumohet edhe si ushqim kryesor gjatë ditës, për shkak të vetive të shumta që ofron. Në mëngjes, sapo zgjoheni mund të pini një çaj jeshil, për të vijuar më tej me një gotë kos të bardhë me një kokërr dardhë të prerë brenda dhe në këtë mënyrë do të ndiheni të ngopur dhe do të humbni peshë më lehtë.

Ndërsa mes mëngjesit dhe drekës mund të pini një kombinim lëng dardhe me qumësht, ku do të ndjeni ngopje dhe lehtësi të paparë.

Për drekë këshillohet që të konsumoni oriz integral, të shoqëruar me copa dardhe dhe stika pishe, shkruan noa.al.

Ndërsa në darkë mund të konsumoni një fileto pule, të shoqëruar me sallatë me rukola, dardhë dhe arra. Në fund si ëmbëlsirë pas darke, mund të konsumoni dardhë të shoqëruar me mjaltë. Për ta bërë edhe më efikase këtë dietë, duhen pirë minimalisht dy litra ujë në ditë.

Një regjim të tillë mund të ndiqni për një javë, bëni 2-3 ditë pushim dhe riniseni sërish. Do të shikoni që do të arrini trupin e dëshiruar. /a.y/noa.al