Transmetuar më 16-11-2018, 09:41

Dita e dasmës ishte caktuar për në 11 nëntor. Për Intan Syari dhe Rio Nanda Pratama, dy të rinj indonezian dita e dasmës po afrohej. Por historia e tyre e dashurisë u ndërpre nga një tragjedi.

Një aksident ajror përfshiu avionin “Lion Air” në 29 tetor, i cili u rrëzua me 189 persona në bord, ndërsa mes viktimave ishte edhe dhëndri i ardhshëm Rio Nanda Pratama.

Por vajza e re nuk donte që të hiqte dorë nga dita e shënuar për martesën.

Kështu ajo u vesh nuse dhe vendosi në gisht unazën e martesës, di si 11 nëntor të ishte ditë feste.

Intan Syari, nusja e trishtë u fotografua nuse dhe i postoi fotografitë e saj në Instagram, duke bërë publike gjendjen e saj shpirtërore.

“Edhe pse ndjej një dhimbje që nuk mund ta përshkruaj, buzëqesha sërish për të. Nuk mund të jem e trishtë, por duhet të jem më e fortë se kurrë, siç më ke thënë gjithmonë të isha, nëse nuk do arrije të ktheheshe në kohë për martesën”, tregon e reja, teksa Rio duket se e kishte parandjerë gjithçka, shkruan noa.al.

Dy të rinjtë ishin të lidhur pre 13 vitesh, ndërsa nusja e ve thotë se ai i kishte lënë porosi sikur të dinte çfarë do ti ndodhte, “Vish fustanin e nuses, lyeu, merr lule të bardha, bëj fotografi të bukura dhe mi dërgo”… dhe Itan kështu bëri. /a.y/noa.al