Transmetuar më 15-11-2018, 19:51

Lëkundje sizmike janë regjistruar sërish sot në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Lis të Burrelit.

Nga raportimet bëhet e ditur se tërmeti ka qenë 3.6 ballë.

Sipas të dhënave të IGJEUM, tërmeti ka rënë në orën 17:24 dhe ka qenë me thellësi 37 KM, 13 km larg Klosit.

Nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në disa zona, edhe pse me intesitet më të ulët.

Muajt e fundit qindra lëkundje kanë përfshirë vendin, ku në disa raste ka pasur edhe dëme materiale, kryesisht në banesat e vjetra. /k.k/noa.al/