Transmetuar më 15-11-2018, 14:46

Muzeu i arteve në Onomichi, në prefekturën e Hiroshima në Japoni, ka disa vizitorë specialë. Ata quhen Ken Chan dhe Go-Chan dhe janë dy mace.

Dy macet, njëra e zezë dhe tjetra me lara, prej dy vitesh tentojnë më kot të hyjnë në muze.

Por ata refuzohen mes përkëdheljesh nga punonjësit e sigurisë.

Ishte viti 2016, kur dy macet u shfaqën për herë të parë në hyrjen e godinës.

Dhe si për ironi, pikërisht gjatë atyre ditëve në muze mbahej ekspozita fotografike e

Mitsuaki Iwago, me titull “Cats” (Macet).

Që nga ajo ditë dy macet tentojnë përditë që të hyjnë brenda muzeut. /a.y/noa.al