Transmetuar më 15-11-2018, 11:00

E fshehu vajzën për dy vite me radhë në bagazhin e makinës së saj, pasi iu kishte fshehur të gjithëve se ishte shtatzënë. Një grua franceze 50-vjeçare, fshehu për dy vite të bijën në bagazhin e makinës, pasi nuk donte që askush ta dinte se ishte bërë me fëmijë.

E mitura u gjet rastësisht nga një mekanik, i cili po rregullonte makinën e gruas.

Burri u gjet përballë fëmijës së kequshqyer dhe të pistë, e cila kishte probleme në zhvillim. Gruaja, Rosa Maria Da Cruz, e kishte mbajtur fshehur të bijën, pasi kishte ardhur në jetë si fryt i një lidhje klandestine, teksa ajo ishte e martuar.

Për muaj me radhë, ajo nuk ngjalli asnjë dyshim në familje as tek i shoqi dhe as rek tre fëmijët e saj, dhe më pas kur lindi duke qenë se nuk mund të kujdesej për të hapur, vendosi që ta fshihte në bagazhin e makinës, ku e mitura qëndroi për dy vite.

Kur makina u prish dhe gruaja e çoi te mekaniku, e porositi që të mos e hapte bagazhin, pasi ishte plotë me objekte të cilat nuk donte ti hiqet.

Por gjatë punës mekaniku dëgjoi zhurmë dhe duke menduar se ishte ndonjë kafshë e hapi, ku dhe gjeti të voglën Serena.

“Shtanga kur e pashë! Binte një erë e rëndë”, tha burri. Vajza ndodhej në gjendje të rëndë, dhe nëse nuk do ishte dërguar në spital, sipas mjekëve mund të kishte vdekur brenda pak orësh, shkruan noa.al.

Vogëlushja ju besua shërbimeve sociale, por fatkeqësisht do të mbetet invalide përjetë. Ndërkohë nëna po hetohet nën akuzën e keqtrajtimit të të miturve, ku rrezikon 20 vite burg. Zbulimi i rëndë u bë në zonën franceze të Terrasson-Lavilledieu në vitin 2013, teksa këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj gruas. /a.y/noa.al