Transmetuar më 14-11-2018, 18:10

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e zonës së "Astirit" kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar vendimin që parashikon prishjen e banesave të tyre, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta.

Edhe në ditën e 11 të protestës, ata kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar trafik makinash, si edhe kanë djegur goma.

“Nuk jemi shpellarë, por jemi qytetarë”, “Poshtë hajdutët”, janë këto disa prej thëirrjeve të tyre gjatë protestës.

Duke hedhur kapsolla, flakadanë dhe me flamuj në duar banorët kanë kërkuar që të dëgjohen nga autoritetet shtetërore dhe t’u jepet zgjidhje problemit të tyre.

Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj tha një ditë më parë se projekti do të realizohet. /k.k/noa.al/