Taksitë pa shofer, dalin në punë në muajin dhjetor
Transmetuar më 14-11-2018, 10:58

Të udhëtosh në një taksi pa shofer, në privatësi të plotë dhe të mbarosh punë.

Është kjo ajo që pritet të ndodhë që nga muaji dhjetor, në rrugët e Phoenix, Arizona, SHBA.

Të paktën kështu lajmëron “Waymo”, kompani e ‘Alphabet’, në pronësi të Google, e cila synon të krijojë makina autonome.

Kompania ka lajmëruar se brenda muajit dhjetor do të lindë një firmë e re, emri i së cilës nuk bëhet me dije dhe që do të konkurrojë kompanitë e transportit “Uber” dhe “ Lyft”. Por në dallim nga kompanitë konkurruese, në timon nuk do të jetë një taksist, por një robot, shkruan noa.al.

Por këto makina do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga persona në sallë, të cilët do të jenë në gjendje që të marrin kontrollin e mjetit në çdo moment.

Ndër planet e kompanisë amerikane është që ky projekt të shtrihet dhe në zona të tjera të Amerikës. /a.y/noa.al

Loading...