
Banorët e "Unazës së Re" në Tiranë kanë mbyllur edhe për sot protestën e tyre.
Reagimi i qytetarëve u përshkallëzua këtë mbrëmje, ku përveç bllokimit të rrugës i vunë flakën gomave dhe koshave të mbeturinave dhe më tej dogjën edhe flamurin e Rilindjes së Partisë Socialiste siç shikoni videon që noa.al jua sjell më poshtë.
Të zemëruar nga etiketimi që u bëri kryebashkiaku Veliaj, që theksuan se i quajti shpellarë, protestuesit thanë se janë qytetarë të thjeshtë në kërkim të së drejtës.
Nën thirrjet “qeveri hajdute”, ata kërkuan reagimin e Kryeministrit Edi Rama.
Më herët gjatë ditës protestuesit tentuan të hyjnë me forcë në Bashkinë e Tiranës.
Banorët thonë se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre, si dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme kryebashkiaku Veliaj tha se projekti do të realizohet dhe se janë parashikuar të gjitha masat edhe për ata që kanë zaptuar pronën e dikujt tjetër. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
