Autoriteti Irlandez i Aviacionit po heton raportimet e shumta për disa drita të bardha dhe UFO, që u panë disa kilometra larg bregdetit jug-perëndimor të Irlandës.
Ishte një pilote avioni që kontaktoi qendrën e kontrollit të aviacionit në Shannon, rreth orës 6:47 të mëngjesit të së premtes.
Ajo pyeti se a kishte ushtrime ushtarake në atë zonë sepse po shihte diçka që po lëvizte shumë shpejt. Kontrolluesi i trafikut ajror i raportoi se nuk ka ushtrime në atë zonë. Teksa aeroplani po fluturonte nga qyteti kanadez, Montreal, drej aeroportit “Heathrow”, pilotja tha se pa një dritë që rrezatonte shumë dhe se objekti kishte kaluar kah ana e majtë e aeroplanit, para se të drejtohej shpejt kah veriu.
Ajo po mundohej ta kuptonte se çfarë ishe ai objekt, por tha se nuk kishte rrezik për përplasje.
Një pilot tjetër kishte hyrë në kabinën e pilotëve dhe kishte thënë se objekti mund të jetë ndonjë meteor apo ndonjë objekt tjetër që po kthehet në atmosferën e Tokës.
Ai tha se kishte disa objekte të tilla dhe të gjitha po e ndiqnin trajektoren e njëjtë. Një nga pilotët tha se shpejtësia e objekteve ishte shumë e madh, saqë mund të krahasohej me shpejtësinë e zërit, siç raporton BBC-ja.
“Pas raportimeve të datës 9 nëntor nga një aeroplan për aktivitet të pazakontë ajror, ne e kemi nisur një hetim. Ky hetim do të zhvillohet në bazë të procesit normal të hetimit të dukurive”, deklaroi Autoriteti Irlandez i Aviacionit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd