Transmetuar më 13-11-2018, 18:07

Ka zgjatur rreth dy orë takimi i zv/ministrit të Brendshëm me drejtues të policisë në Shkodër.

Noa ka mësuar se Sandër Lleshi është shprehur i prerë në luftën kundër krimit dhe imazhit që policët duhet të kenë në komunitet.

Kohët e fundit janë goditur disa raste të kriminalitetit në zonën e Shkodrës.

Ky është takimi i parë i Sandër Lleshit që pas marrjes së detyrës.

Ndërkohë, dekreti për ministër të Brendshëm ndodhet sërish në tavolinën e Presidentit Meta.

Ky i fundit, dhe Kryeministri Rama një ditë më parë hapën letrat duke bërë publike qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje që ka përplasur dy institucionet si asnjëherë më parë. /k.k/noa.al/