Transmetuar më 13-11-2018, 17:45

Jetuan prej 10 vitesh së bashku, dhe ndërruan jetë në të njëjtën ditë.

Nuk bëhet fjalë për dy persona, por për një grua dhe qeni i saj.

Fofò dhe Marianna Chessa ishin shumë të lidhur më njeri-tjetrin. Për 10 vite jetuan së bashku dhe ishin të pandashëm.

Por mesa duket fati ka dashur që të jenë pranë njëri-tjetrit edhe në botën e përtejme.

Pas vdekjes së papritur të Mariannas, qeni i saj Fofò ngordhi vetëm pak orë më vonë.

"Zoti krijoi këta shokë të njeriut për t’i ndihmuar në udhëtimin e jetës. Me shumë mundësi qeni nuk ka dëgjuar zërin e pronares së tij dhe ngordhi", tha prifti që mbajti meshën e lamtumirës për 70-vjeçaren nga Astuçi, Itali. /k.k/noa.al/