Transmetuar më 13-11-2018, 17:23

Pak ditë pasi mori detyrën e zv/ministrit të Brendshëm, me atributet e ministrit, Sandër Lleshi ka dalë nga zyra për t’u takuar në terren me drejtues të policisë.

Ai ndodhet në Shkodër në një takim me drejtues të policisë atje.

Noa ka mësuar se temë e bisedimeve është çështja e kriminalitetit, në një zonë që muajt e fundit ka prodhuar shumë lajme në këtë drejtim.

Ky është takimi i parë i Sandër Lleshit që pas marrjes së detyrës.

Ndërkohë, dekreti për ministër të Brendshëm ndodhet sërish në tavolinën e Presidentit Meta.

Ky i fundit, dhe Kryeministri Rama një ditë më parë hapën letrat duke bërë publike qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje që ka përplasur dy institucionet si asnjëherë më parë. /k.k/noa.al/