Transmetuar më 13-11-2018, 17:11

Avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila la në burg klientin e tij.

Në një komunikim me median, Vladimir Meçe e quajti të padrejtë vendimin e togave të zeza.

“Vendimi është i padrejtë, do ta anikojmë. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata, por duhet të binin edhe këto akuzat e tjera”, tha Meçe.

Ai shtoi se edhe në këtë rast gjykata nuk i shpëtoi presionit.

“Vendimi nuk u dha i arsyetuar, u dha vetëm dispozitivi. Fatkeqësia e kësaj gjykate është që nuk i shpëton dot presionit, dhe së dyti në fushën në të cilën këta operojnë janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, administrative dhe penale. Të gjitha akuzat ishin të stisura”, shtoi avokati.

Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi 14 vite burg për Emiljano Shullazin. Po ashtu togat e zeza dhanë vendimin edhe për pjesëtarët e tjerë të bandës së tij.

Kështu mbështetësi i tij kryesor Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg, Endri Qyqa me 10 si dhe Blerim Shullazi me 9 vite. /k.k/noa.al/

Krimet e Rënda japin vendimin për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij