Transmetuar më 13-11-2018, 07:47

Nga miqësia e tyre e ngushtë, tek një sherr i cili i çoi në mëri, duke bërë që të mos flasin, qysh prej vitit 2017.

Gjatë një interviste për emisionin “Nin” në Klan Kosova, që u publikua mbrëmjen e kësaj të hëne, këngëtarja shqiptare Enca sqaroi mosmarrëveshjet me reperin.

Pasi tha që nuk ka inate me Noizyn edhe pse i kanë prishur raportet prej një mesazhi që i ka ardhur nga reperi, Enca u pyet nëse ata mund të pajtohen sërish.

Këngëtarja u shpreh se ajo ndryshe nga Noizy, nuk do lëpijë aty ku ka pështyrë. Madje ajo tregoi se ka patur një sjellje pozitive nga ana e saj kur janë takuar në një aeroport.

Jo vetëm që kanë shkëmbyer disa fjalë, por sipas Encës edhe janë përqafuar e ajo mendoi se ky do ishte momenti për t’i vënë kapakun, pasi nuk e ka armik, por Noizy veproi ndryshe.

Siç tha në emision, këngëtares nuk ka pëlqyer fakti që ai i ka përmendur emrin në çdo koncert, ka folur për të, apo ka postuar fotot e saj, kështu që vështirë të ketë një ribashkim. Enca la të kuptohet se nuk ka inate me Noizyn edhe pse i kanë prishur raportet.

“Kemi pasur suksese të mëdha bashkë, jam shumë krenare për ato suksese, për gjithçka që kemi ndërtu. Unë nuk kam armik. Nuk kam bërë asgjë me te keqe për ta lënduar ndryshe nga ç’ka bëre ai. Mesazhi që me erdhi mua ishte më kërko falje publikisht ose do të shkruaj diçka në Instagram. Jo që humba një shok por e kuptova që kurrë se kam pasur një shok”, ishin fjalët e Encës.