Transmetuar më 12-11-2018, 17:37

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka paralajmëruar se nga dita e nesërme do të futet në grevë urie nga burgu.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Haxhia shkruan se ky vendim vjen pas kërcënimeve që ai pretendon se ka marrë nga shefi i policisë së Burgut 302.

“Ky i fundit, u thirr nga Izeti për të denoncuar 2 punonjëset e burgut që kryen akte të paligjshme e të turpshme, gjatë kontrollit fizik të një të afërmes të moshuar të Izet Haxhisë, thuhet në status.

Ai shkruan se shefi dhe policia kanë gënjyer kur thanë se pasi kishin parë kamerat, kontrolli ka qenë normal.

“Pra, mbasi mohoi paturpësisht, gënjeu paturpësisht, më në fund, kërcenoi Izet Haxhinë duke i thënë se "tani ke për ta parë çdo të të bëjmë, ta shohim që sot e mbrapa, je në dorën tonë..etj", vijon më tej statusi.

Haxhia shkruan se deklarata të tilla quhen kërcënim për jetën.

Reagimin e plotë e lexoni duke klikuar këtu. /k.k/noa.al/