Transmetuar më 12-11-2018, 16:33

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pas debateve për mosdrektimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Faceboook’ Manjani ka ironizuar Ramën, ndërsa e etiketon atë si ‘karafil-kryeministër’. Sipas Manjanit, Rama e pranoi vet se ka propozuar një gjeneral aktiv për detyrën e ministrit, duke shkelur ligjin.

“Karafil-Kryeministri e pranoi me në fund vetë, shkresërisht, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e Ministrit. Për sqarim: sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo. Nga ana tjetër neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër. Kjo është Kushtetuta!”, shkruan Manjani.

Më tej ai thekson se “Karafil-Kryeministri e pranoi se e ka shkelur këtë rregull të Kushtetutës, vetëm sot që propozon nxjerrjen e gjeneralit nga shërbimi aktiv! Por nga ana tjetër do ti duhet ti japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës?! E kujtoni sa helm ha hedhur gjithë këto ditë, për medemek “shkelje të Kushtetutës” nga Presidenti?! Nuk ka ndodhur vjet as para një muaji, por javën që kaloi”.

“Ja si u katandis Karafili! Mrekullia Kushtetuese e këtij vendi! Dhunuesi më u madh i Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi. SPAK do të duhet të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktika e punës e të cilit nisen dhe përfundon në injorim dhe dhunim total të Kushtetutës dhe ligjeve! Nuk është vetëm çështja e marrëdhënieve emërim shkarkim, por ka gjëra të tjera që kanë sjellë pasoja të rënda, duke filluar nga tërësia territoriale e deri tek zhdukja e parave e pasurisë publike në mënyrë abuzive”, pwrfundon reagimin e tij Manjani./b.l/noa.al/