Transmetuar më 12-11-2018, 15:00

Opozita ka kërkura sërish sot arrestimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i faktuar sipas tyre se ka kryer krim elektoral në zgjedhjet e shkuara.

Pwres njw deklarate pwr mediat, Klevis Balliu nga Partia Demokratike tha se Vangjush Dako është  simbol i pushtetit ilegjtim të Edi Ramës. Balliu tha se Dako bleu votat me bandat në shkëmbim të favoreve e pasurisë dhe se duhet të paguajë me burg krimin elektoral.

“ Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama”, deklaroi Balliu.

Ndërsa LSI përmes Endrit Brahillari akuzoi kryeministrin se po merr nëpër këmbë ligjin dhe Kushtetutën e vendit për ti dhënë mbështetje krimit të organizuar.

Braimllari tha se Rama po bën gjithçka për të mbështetur krimin e organizuar. Ndërkohë ai i ka bërë disa pyetje publike Ramës, ndërsa e pyet për ‘kërcënimet’ që kryeministri ka marrë nga Arben Ndoka (i arrestuar), Dako apo dhe Tahiri.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Ligji dhe Kushtetuta e vendit janë marrë nëpër këmbë. Gjithçka në funksion të një kryeministri duke i dhënë mbështetje krimit të organizuar. Sot po i drejtohem publikisht kryeministrit për këto pyetje, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria.

Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafës, ish-ministër i brendshëm? Përse ka frikë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë nga Avdylajt? Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat? Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?

Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën? A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon? Më çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?”, tha Braimllari./b.l/noa.al/