Transmetuar më 12-11-2018, 12:37

Kokrrat e orizit mund të rezultojnë një mënyrë shumë efikase për të pastruar në brendësi shishet, termusat apo objekte të tjera të mbyllura, të cilat me vështirësi mund të arrihen me duar.

Mjafton të hidhni dy tre lugë oriz brenda shishes, të hidhni ujë të ngrohtë dhe ta tundni, nëse doni mund të shtoni edhe pak detergjent.

Kjo është një mënyrë shumë efikase, e cila shërben kryesisht për materialet e xhamit por edhe ato plastike.

Në vend të ilaçit për ti dhënë më shumë shkëlqim shisheve, mund të hidhni edhe një lugë uthull, shkruan noa.al.

Orizi mund të përdoret edhe për të pastruar sobën përreth pllakave ose në furrë.

Por para se të veproni me të njëjtën mënyrë ku poshtë sfungjerit të keni vendosur pak oriz me ujë të ngrohtë dhe detergjent, sigurohuni që këto sipërfaqe të mos gërvishten. /a.y/noa.al