Transmetuar më 12-11-2018, 10:44

Në vijim të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve” është goditur një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Nga kontrollet e ushtruara nga policia e Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyres së Shpejtë në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme, gjatë mbrëmjes së kësaj të diele u vu në pranga Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje.

Kjo pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga Haliti, në kroskotin e tij, u gjetën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e kokainë.

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar.

Po ashtu u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, L.A., 27 vjeç, banues në Lushnje.

Ndaj të dyshuarit materialet për ndjekje të mëtejshme ju referuan Prokurorisë së Fierit. /a.y/noa.al