Transmetuar më 12-11-2018, 07:58

Një martesë e shumëpërfolur dhe direkt më pas nisën zërat se ajo ishte shtatzënë.

Por moderatorja Elita Rudi, ka zgjedhur këtë të diel për të konfirmuar gjithçka.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale, një fotografi ku shihet në shtrat me të shoqin Gjiko, ndërsa zbulon barkun e rrumbullakosur.

“Distanca”, ka shkruar Elita, duke iu referuar klipit më të ri të Gjikos, ku merr pjesë edhe ajo.

Duket se Elita ka pritur që të kalonte mesi i shtatzënisë që të konfirmonte lajmin e bukur.

Por edhe vjehrra e moderatores ka publikuar një fotografi, teksa i mban nuses barkun e rrumbullakosur.

Tashmë pritet të mësohet vetëm gjinia e foshnjës që pritet të vijë në jetë. /a.y/noa.al