Transmetuar më 11-11-2018, 17:55

Era Istrefi është një ndër vajzat më me fat shqiptare dhe ndër ato më me stil, saqë bëri që e gjithë bota të kthejë sytë nga ajo.

Edhe pse zhduket për një kohë të gjatë, ajo deri tani ka shumë projekte që bota po i dëgjon si ‘Bonbon’, ‘Redrum’, ‘I love Yous’, Live it up’, ‘Origami’, ‘Oh God’ dhe së fundmi dy bashkëpunime mjaft të fuqishme ‘Purpose’ me Jonas Blue dhe ‘Anything More’ me Steve Aoki.

Por ka edhe projekte të tjera që Era po punon dhe disa edhe i ka përpunuar, thjesht po pret kohën e duhur për t’i publikuar.

Mirëpo fansat e saj tashmë janë ‘çmendur’ për të dëgjuar një tjetër produksion muzikor nga këngëtarja dhe në internet po qarkullon edhe një këngë tjetër nga këngëtarja shqiptare, por shumë pak e kanë dëgjuar.

Këtë fundjavë emisioni Fun Day  ka zbuluar  se Era vjen në bashkëpunim me Hitimpulse dhe kënga do të titullohet ‘Where’s Your Love Boy" dhe do të përfshijë edhe gjuhën shqipe, edhe pse do jetë dhe për tregun botëror.