Transmetuar më 11-11-2018, 13:24

Më në fund i lirë, pas disa vitesh të kaluara në qeli, i akuzuar për trafik droge.

Ermal Hoxha duket se dëshiron të rikuperojë kohën e humbur me të bijën Hera dhe me bashkëshorten e tij Rezarta Shkurta.

Ka qenë kjo e fundit ajo që ka publikuar një video me momente të adhurueshme, të dy më të shtrenjtëve të saj.

“Hera, një fundjavë me shokun e saj më të ngushtë”, shkruan Rezi, teksa publikon edhe një video.

Në pamjet që gjeni më poshtë, Ermali shihet duke u argëtuar me të bijën në lodra, teksa rend pas saj.

Kujtojmë se Ermal Hoxha është liruar vetëm pak javë më parë nga burgu.

Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’.

Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. /a.y/noa.al